Kur vijnë ditët e ngrohta, shumë njerëz mund të vërejnë milingona në shtëpitë e tyre. Por, para se të provoni metoda të shtrenjta dhe të përdorni kimikate të forta, mund të provoni një metodë.
Me ardhjen e pranverës, milingonat shkojnë në kërkim të ushqimit, ndaj do t’i vëmë re më shpesh në kuzhina. Edhe pse milingonat nuk paraqesin kërcënim për shëndetin e njeriut, ato mund të jenë telash kur janë të pranishme në numër të madh.
Megjithatë, përpara se të kërkoni insekticide kimike të shtrenjta për të shmangur problemin, sigurohuni që të provoni një truk të lirë dhe të thjeshtë.
Sipas ekspertit të magazinimit Adams Self Store, Chris Hutton, një qese çaji mente është një produkt i zakonshëm që mund të frenojë në mënyrë efektive milingonat.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë fuqinë e parandaluesve natyrorë kur bëhet fjalë për kontrollin e dëmtuesve”, tha ai.
Ai vuri në dukje se “milingonat e urrejnë erën e mentës”, pasi ua prish shqisën e nuhatjes dhe “ua bën pothuajse të pamundur” hyrjen në shtëpi dhe gjetjen e burimeve ushqimore.
Sipas Hutton, era e mentës sinjalizon për milingonat se shtëpia e juaj nuk është e përshtatshme për ta.
Krejt çfarë duhet të bëni është të vendosni qese çaji mente të papërdorura pranë çarjeve ku milingonat mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.
Gjithashtu vendosini pranë pajisjeve si furra ose mikrovala ku mund të ketë mbetje ushqimore dhe pranë zonave të ruajtjes së ushqimit.