Please enter at least 3 characters.

Ozzy Osbourne bashkëpunon me Slashin në këngën e re

2019/11/OzzyOsbourne.jpg
222:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 24: Ozzy Osbourne performs onstage during the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for dcp)
20:"Getty Images for dcp

Ditë më parë, Ozzy Osbourne e ka publikuar këngën e re nga albumi i ardhshëm, "Ordinary Man".

Kënga e re mban titullin "Straight to Hell", ndërsa në realizimin e saj, këngëtari ka bashkëpunuar me Slash, kitaristin e bendit legjendar, "Guns N' Roses".

Muzikanti 70 vjeçar para publikimit të kësaj kënge, ua kishte prezantuar fansave të tij faqen e internetit straighttohell.ozzy.com.

Slash (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Përmes kësaj faqeje edhe është prezantuar kënga e re, e cila ka ardhur vetëm në versionin audio.

Ndryshe, albumi i ardhshëm i rokerit pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/