Mesut Ozil ka zbuluar formacionin e tij të ëndrrave në mediat sociale, pa përfshirë asnjë shok aktual te skuadra e Arsenalit.
Gjermani ftoi 24.9 milion ndjekës të tij në Twitter të paraqisnin pyetjet e tyre këtë pasdite – duke marrë kohë për t’iu përgjigjur sa më shumë që të mundte.
Një tifoz donte të dinte “formacionin e ëndrrave ” të 31-vjeçarit gjerman, ndërsa Ozil nuk hezitoi t’i zgjedh më të mirët që ka luajtur me ta.
Edhe pse nuk ishte specifikuar që ai duhej të zgjidhte nga lojtarët me të cilët ka luajtur, ai gjithsesi e bëri këtë – megjithëse nuk zgjodhi asnjë shok aktual të skuadrës.
Megjithatë, siç pritej, ekipi i tij është i mbushur me yje gjatë gjithë kohës dhe kishte të paktën vend për një ish-lojtar të Arsenalit, Santi Cazorla.
Klubi me më shumë të zgjedhur ishte Real Madridi me Iker Casillas, Sergio Ramos, Marcelo, Xabi Alonso, Leite Kaka, Angel Di Maria, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Dy lojtarët tjerë të zgjedhur nga Ozil vijnë nga koha e tij te Kombëtarja e Gjermanisë: Philipp Lahm dhe Jerome Boateng.
Më poshtë keni formacionin e ëndrrave të zgjedhur nga Ozil:
/Telegrafi/