Telegrafi

Ozil shpallet lojtari gjerman i vitit 2015

Gjermania dhe Anglia po takohen në stadiumin olimpik të Berlinit në kuadër të një miqësoreje të luksit.

Para fillimit të ndeshjes mes këtyre dy kombëtareve, Mesut Ozil është laureuar si futbollisti gjerman i vitit 2015.

E gjithë kjo në saje të paraqitjeve fantastike të mesfushorit me skuadrën londineze të Arsenalit dhe kombëtaren gjermane, ku para dy viteve fitoi kampionatin botëror.

Aktualisht Gjermania po udhëheq me rezultat 1:0 në saje të një supergoli të Toni Kroos. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Kroos shënon supergol kundër Anglisë (Video)