Anëtari i Arsenalit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë spekulimet se dëshiron të rikthehet te Real Madridi.
U raportua se trajneri Zinedine Zidane është fans i madh i gjermanit dhe se po e kërkon me ngulm në skuadër, por kjo është mohuar nga Ozil që thotë se po mendon vetëm për Arsenalin.
“Zidane ishte lojtar i mrekullueshëm. Ai jo vetëm që luante, por jetonte me futbollin. E njoh si person aktiv dhe si dikë që përherë është i gatshëm të ndihmojë”, ka thënë Ozil për “Spox”. “Por kjo nuk thotë asgjë për të ardhmen time. Po mendoj vetëm për Arsenalin. Nuk ka asnjë të vërtetë në spekulimet që më lidhin me një kthim në Spanjë”.
27-vjeçari ka pasur 110 paraqitje për Arsenalin që prej transferimit më 2013 nga Reali. /Telegrafi/