Arsene Wenger i ka mohuar zërat për rinovimin e kontratave të Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Të dy lojtarët e lartëpërmendur raportohej se ishin afër rinovimit me londinezët, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
”Jo, kjo nuk është afër të ndodhë”, zbuloi Wenger.
Kujtojmë se mesfushori gjerman ka kontratë të vlefshme me londinezët deri në qershor të vitit 2018, ndërsa edhe sulmuesit kilian i mbaron kontrata në të njëjtën kohë si Ozilit. /Telegrafi/