Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico, i cili u plagos sot në Handlova.
Presidentja përmes një postimi në platformën “X” është shprehur se dënojnë fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.
“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur Osmani, transmeton Telegrafi.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today’s vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas plagosjes së sotme të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Përmes një reagimi në platformën X, Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak, duke i uruar atij shërim sa më të shpejt.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmoi të mërkurën se ka ndodhur një atentat për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Zyra e Qeverisë sllovake tha se Fico u dërgua me helikopter në spitalin e qytetit Banska Bistrica.
Fico, 59, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.
Fico sapo kishte dalë nga një takim qeveritar kur një i dyshuar shtiu ndaj tij./Telegrafi/