Telegrafi

Osmani takon Ramën në Uashington, koordinon qëndrimet për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington.

Ajo ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkruan Osmani. /Telegrafi/