Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.
Osmani tha se Carpenter është një figurë kyçe pas Samitit të NATO-s dhe mbështetës i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.
“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të Samitit të NATO-s dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Osmani, n♪7 platformën “X”.
At the end of the #NATOSummit, I had a chance to thank @WhiteHouse NSC Senior Director for Europe, Ambassador @mikercarpenter.
A key figure behind #NATO75’s success and an unwavering supporter and believer in the values that unite Kosovo and the U.S. His efforts fortify our… pic.twitter.com/E3FEiDWZ7L
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024
Pas Washingtonit, presidentja Osmani do të udhëtojë për në Britani të Madhe ku do të marrë pjesë në Konferencën e Komunitetit Politik Evropian, që pjesë e agjendës do të jetë edhe Ukraina. /Telegrafi/