Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Pragë në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024.
Sot Presidentja Osmani pati një takim të rëndësishëm me ministrin britanik për Evropën.
Përmes një njoftimi në Facebook, Presidentja tha se aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Në Pragë, ishte kënaqësi të takoj Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty.
Për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Osmani.
Ajo tha se do të vazhdohet tutje avancimi i bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bbashkuar.
“Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”, vijoi tutje Osmani.
Kujtojmë gjatë ditës, për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, Osmani realizoi takimin e parë bilateral presidentin e Çekisë./Telegrafi/