Site icon Telegrafi

Osmani takohet me deputetë gjermanë: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jurgen Hardt nga radhët e CDU-së.

Presidentja Osmani ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

“Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik”, shkruan Osmani.

Osmani është marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version