Osmani e Prattipati folën për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në çështjet e sigurisë dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
“Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Telegrafi.
Tutje, Osmani tha gjatë takimit se ekzistimi i strukturave ilegale në veri, e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb dhe se luftimi i strukturave ilegale, sipas saj, është në dobi të vetë qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit. /Telegrafi/