Site icon Telegrafi

Osmani me shefin e EULEX-it, biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit në sundimin e ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanon, të cilin e përgëzoi për fillimin e mandatit të tij në krye të misionit evropian për sundimin e ligjit.

Në takim me Barbanon, Osmani theksoi se bashkëpunimi me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni dhe me institucionet tjera ligjzbatuese në vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm, e në veçanti në këtë periudhë.

Tutje, siç bëhet e ditur në komunikatë, Osmani u shpreh se Kosova, si vend që aspiron integrimin në institucionet euroatlantike, është e përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar integritetin profesional dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

Presidentja foli po ashtu mbi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar për tejkalimin e sfidave të sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve dhe komuniteteve joshumicë./Telegrafi/

Exit mobile version