Site icon Telegrafi

Osmani: Plani 3-6-9, parakusht për integrimin e Maqedonisë

Qeveria dhe të gjitha institucionet po punojnë në zbatimin e reformave prioritare, që dalin nga vlerësimet e raportit të Pribesë, mbi bazën e të cilit është hartuar edhe plani 3-6-9.

I ftuar në “Argument” në TVM 2, zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani, tha se pikat më të dobëta të sistemit ku Qeveria duhet të fokusohet janë gjyqësori, shërbimet e inteligjencës dhe administrata publike.

Sipas Osmanit, në zbatimin e reformave, qeveria angazhohet për transparencë dhe gjithëpërfshirje, përfshirë këtu edhe opozitën. Ai u shpreh optimist edhe në miratimin e Ligjit për gjuhët deri në fund të vitit.

“Miratimi i Ligjit për gjuhët është pjesë e planit 3-6-9, është pjesë e rrugës për integrim, është stabiliteti, barazia, stabiliteti i brendshëm i vendit është parakusht kryesor i cilit do hap tjetër për integrim. Nuk ka rikthim mbrapa nga miratimi i këtij ligji dhe mendoj se ne shumë shpejt do ta kemi të aprovuar në Parlament Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Osmani është optimist edhe në zgjidhjen e problemit me emrin.

“Ka vullnet të mirë dhe optimizëm edhe nga z. Kocias, por edhe nga Qeveria greke në përgjithësi, natyrisht se dy palët do të mbrojnë interesat e vendit, por jemi të vetëdijshëm se shekulli 21 është shekulli i kompromiseve. BE është koncepti i kompromiseve. Po nuk bëmë kompromis, ne nuk mund të kemi zgjidhje”, tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Po arritëm ne në periudhën që vjen të përgjigjemi pozitivisht se nuk do të ketë ndërhyrje në gjyqësor, nuk do të kemi përgjime joligjore dhe të kemi administratë të depolitizuar, ne e kemi rrugën e hapur drejt BE-së, nënvizoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version