Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun.
Osmani ka thënë se masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidial i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.
“E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka potencuar Osmani, njofton Presidenca. /Telegrafi/