Site icon Telegrafi

Osmani në Austri: Integrimi evropian rrugë e mundimshme, por e vetmja për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Forumin Evropian Alpbach ka diskutuar mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtjen e parimeve të të drejtave të njeriut, sundimit të ligji dhe luftimin e autokracive.

Ajo ka shkruar në Facebook se këto tipare e bëjnë Evropën të guximshme, derisa shtoi se integrimi evropian është rruga e vetme për Kosovën.

“Kjo është tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera. Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme”.

“Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani gjendet në Alpbach të Austrisë për edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian.

Forumi Evropian Alpbach nga viti 1945, mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version