Telegrafi

Osmani në përvjetorin e Bondsteelit: Ne po ndërtojmë paqe e demokraci

Është shënuar 25-vjetori i Kampit ushtarak amerikan Bondsteel, i cili gjendet në Ferizaj.

Në ceremoninë e festimit të 25 vjetorit të Kampit Bondsteel, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët që kanë kontribuar dhe shërbyer në Kosovë në këtë kamp amerikan dhe të pjesë tjera të Kosovës, për këto 25 vite.

“Faleminderit për shërbimin tuaj, faleminderit për trimërinë tuaj. Ne nuk jemi vetëm të lirë, por ne po ndërtojmë paqe, ndërtojmë demokraci”, tha e para e vendit në ceremoninë, ku po merrnin pjesë mysafirë të shumtë, përfshirë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ajo tha se miqësia e Kosovës me ShBA është e përjetshme./Telegrafi/