Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme.
Parlamenti Evropian me njё rezolutë tё miratuar ka kërkuar sërish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs dhe ndaljen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Osmani ka thënë se njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore.
Në fund, ajo është shprehur se më e rëndësishmja është që Parlamenti Evropian ka njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë.
“Mirëpres qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve anembanë Bashkimit, njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar presidentja në Twitter. /Telegrafi/
Welcome @Europarl_EN position on Kosovo in yesterday’s resolution.
As representatives of Europeans across the Union, recognition of & support for ??’s EU path is paramount.
Crucially, they have also recognized the growing dangers of Serbia’s aggression & destabilizing efforts. pic.twitter.com/VqfS7ZFVSJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2023