Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri.
Osmani ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.
Në këtë vendim mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”
Ndërkaq, Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. të presidentes ka sqaruar se pse Osmani ka marrë këtë vendim
“Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr.Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi”, tha ai.
Ndryshe, vendimi ka hyrë në fuqi. /Telegrafi/