Site icon Telegrafi

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C., është takuar edhe me kongresistin republikan Mike Lawler.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë edhe njëherë se mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

“Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi  nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Exit mobile version