Site icon Telegrafi

Osmani citon deklaratat e Çanak për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth deklaratave që kanë bërë liderët serbë ndaj luftës së Kosovës si dhe varreve masive të  viktimave shqiptare në  Serbi.

Ajo përmes një statusi në Twitter ka shkruar se kryetari i Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak kishte cituar ish- kryeministrinë e Serbisë, Zoran Gjingjiç, i cili kishte folur për varret massive që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se ai komentonte për varret massive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës, në Serbi.

Lexo po ashtu Dëshmia tronditëse e Nenad Çanak: Na u tha të mos flasim për 16 varreza masive të shqiptarëve në Serbi

“Nenad Çanak ka cituar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke thënë: ‘Kush do të investojë në një shtet ku, kudo që të gërmoni me lopatë, do të dalë një kafkë’, ndërsa komentonte për varret masive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës në Serbi”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version