Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Dubrovnik.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës.
“Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!
Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, shkruan ajo. /Telegrafi/