Victor Osimhen beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen.
Top sulmuesi i Serie A, Osimhen ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte të fitonte çmimin më të madh individual në futbollin botëror.
“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj”.
“Besoj se ai mund ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t’i sjellë shumë suksese Napolit”, ka thënë Osimhen.
Dyshja së bashku po zhvillojnë një sezon fantastik me Napolin, ku janë duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit kampion, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve janë ende në garë./Telegrafi/