Reprezentuesi brazilian, Oscar ka përsëritur se ai ende dëshiron një kthim në Chelsea, pasi është i etur për të treguar veten përsëri në Evropë dhe për të ndjekur lavdinë e Ligës së Kampionëve.
29-vjeçari u transferua në Stamford Bridge pas triumfit evropian për Blutë në vitin 2012 dhe kaloi katër vjet e gjysmë në Londrën perëndimore.
Ai u nis për në Kinë në afatin dimëror të vitit 2017, ku tani është me Shanghai Port FC, por perspektiva e rikthimit të hapave të tij kur të bëhet një lojtar i lirë në 2024 është ajo që ende tërheq.
Oscar ka folur me mediumin Goal.com dhe ka zbuluar nëse ai ëndërron lavdinë e Ligës së Kampionëve pasi Chelsea është gati për finalen me Manchester Cityn të shtunën.
“Sigurisht, por së pari duhet të mendoj të kthehem në një skuadër të madhe në Evropë. Mendoj se do të kem disa mundësi”, ka thënë fillimisht Oscar.
“Shpresoj të vazhdoj të luaj sikur luaj këtu, kështu që e di që do të kem dyer të hapura edhe për mua.”
“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Chelsean, kam një dashuri të madhe për klubin dhe tifozët. Kështu që, pasi të ketë përfunduar kontrata, është një nga klubet që do ta konsideroj me gjithë zemër”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/