Site icon Telegrafi

OSBE reagon pas dorëheqjeve nga Bordi i RTK-së, kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj

Misioni i OSBE-së ka reaguar pas dorëheqjeve të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, dhe anëtares së Bordit, Arta Berisha.

Në deklaratën e tyre, OSBE ka shprehur mirënjohjen për shërbimin dhe përkushtimin e treguar nga Boletini dhe Berisha në shërbim të transmetuesit publik.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

“Misioni respekton vendimet e tyre, të cilat janë marrë në interes të ruajtjes së standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe mbrojtjes së integritetit të medias publike,” thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje edhe anëtarja e bordit të RTK-së Arta Berisha

Gjithashtu, Misioni thekson rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe transparencës për të ruajtur besimin e publikut në RTK dhe përkushtimin e saj ndaj raportimit të paanshëm dhe të përgjegjshëm në transmetimin publik.

OSBE-ja ka nënvizuar rëndësinë që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që bordi të bëhet funksional.

Për më tepër, sipas OSBE-së emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartësisht në meritë./Telegrafi/

Exit mobile version