OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sipas misionit vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u votua në atmosferë konstruktive pavarësisht fragmentizimit dhe polarizimit të fuqishëm të partive politike.
Përfaqësuesi i OSBE-ODIHR-it tha se nga 430 vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët ishin të angazhuar në këtë periudhë në vend, kanë detektuar edhe parregullsi të vogla në mosrespektim të procedurave nga anëtarët e këshillave zgjedhorë në vendvotimet në nivel vendi.
“Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishin kompetitive, edhe pse procesi mbetet jo aq sa duhet i rregulluar. Korniza ligjore ka dhënë shumë mundësi për zgjedhje të lira, por ka lëshime, të cilat e shkelin stabilitetin ligjor. Në periudhën parazgjedhore kishte rritje të retorikës jo miqësore dhe nacionaliste, që lë njollë në procesin e përgjithshëm zgjedhor. Është shkelur edhe korniza ligjore për mbikëqyrjen financiare të fushatës parazgjedhore me paraqitje minimale të raporteve nga partitë. Nuk janë përpunuar si duhet as ankesat gjatë zgjedhjeve sikurse nga KSHZ ashtu edhe Gjykata Administrative”, deklaroi Nikoloz Samkharadze, OSBE.