Site icon Telegrafi

Oriola Marashi shfaqet joshëse me fustan të kuq në imazhet nga Parisi

Modelja e famshme shqiptare, Oriola Marashi ka mahnitur me një tjetër paraqitje elegante dhe me stil.

E njohur për linjat e saj të përkryera fizike dhe shijen unike të veshjes, modelja edhe në imazhet e radhës arriti të marr vëmendje.

Teksa ndodhet në Paris, Oriola ka shijuar një natë argëtuese me mikeshat e saj modele duke e dokumentuar mbrëmjen përmes postimeve në InstaStory.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Në këtë dalje modelja u pa e veshur me një fustan të shkurët pa mëngë dhe me ngjyrë të kuqe që i përputhej me makijazhin.

Për të kompletuar veshjen elegante, Oriola zgjodhi një palë këpucë me taka dhe lidhëse të gjata ndërsa dukej tejet joshëse.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Imazhet e reja të modeljes vijnë pas atyre në Festivalin e Filmit në Venecia ku ajo mori vëmendje gjatë parakalimit të tapetin e kuq të eventit ‘amfAR’.

Lexo po ashtu Oriola Marashi merr vëmendje me fustanin me dekolte të hapur në tapetin e kuq të eventit “amfAR” në Venecia

Theksojmë që modelja shqiptare krahas markave vendore prej kohësh punon edhe për ato ndërkombëtare siç është “Guess”, për të cilën Oriola vazhdon të jetë imazh. /Telegrafi/

Foto: Oriola Marashi/Instagram
Exit mobile version