Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi prej kohësh ka depërtuar suksesshëm edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Bukuroshja është imazh i markave të ndryshme dhe vazhdimisht realizon fotosesione promovuese.
Edhe së fundmi, Oriola ka sjellur një set të ri fotografish teksa duket në formë të mrekullueshme dhe vë në pah fizikun e saj të kompletuar.
Modelja ka pozuar e veshur me trupore të kombinuar me çizme duke theksuar këmbët e gjata ndërsa mbante edhe një xhaketë të gjatë sipër dhe një flamur në dorë.
Bukuroshja theksoi format joshëse të trupit ndërsa pranoi komente të shumta nga ana e admiruese të saj.
“Kur puna është pasioni yt, nuk punoni asnjë ditë”, ka shkruar Oriola në fotosesionin e realizuar në Stamboll të Turqisë.
Ndërkohë, theksojmë që një prej markave që Oriola është imazh prej kohësh është ajo e “Guess”. /Telegrafi/