Site icon Telegrafi

Origi i gatshëm për derbin kundër Evertonit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Divock Origi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Evertonit.

Sulmuesi belg të dielën luajti si zëvendësues në fitoren 2-1 ndaj Bournemouthit, por luajti me dhimbje në shpinë.

Ai nuk mbajti stërvitjet e djeshme, por Klopp ka thënë se Origi mund të rikthehet në formacion për derbin lokal që do të zhvillohet në Anfield.

Origi ka shënuar katër gola në 14 ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.

Exit mobile version