Kjo mënyrë e mjekimit mund të ofrojë lehtësim për 7-10 për qind të njerëzve që vuajnë nga “Restless legs syndrome”
Sindroma e këmbëve jo të qeta është çrregullim nervor që karakterizohet me nevojën për lëvizjen e këmbëve, transmeton Telegrafi.
Zakonisht shoqërohet me ndjeshmëri të pakëndshme në ekstremitetet e poshtme- si shpim, dhimbje dhe kruarje.
Orgazma, masturbimi, ofrojnë njërin nga eksplodimet më të mëdha natyrore të dopaminës.
Ekspertët holandezë nga Universiteti i Groningenit kanë skenuar trurin e atyre që vuajnë nga kjo sindromë gjatë ejakulimit, ndërsa kanë treguar se në atë moment ai ishte sikur truri i atyre që sapo kanë marrë heroinë.
Ky shtim i përkohshëm i dopaminës mund të reagojnë ngjashëm sikurse barnat të cilat simulojnë hormonin, ashtu që personit me këtë sindromë i japin lehtësim të mjaftueshëm nga këmbët jo të qeta, kështu që të mund të fle qetë gjatë gjithë natës. /Telegrafi/