Telegrafi

Organizohet koncert në Mitrovicë për nder të Ditës së Çlirimit

Qyteti i Mitrovicës

Për nder të Ditës së Çlirimit, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me shkollat e qytetit do të organizojnë koncert.

Kështu ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, shkruan Telegrafi.

Kadriu ka njoftuar se ky koncert do të organizohet për herë të dytë me këngë korale.

Ky koncert do të mbahet nesër, më 11 qershor në ora 18:00, sallën e Muzeut të Mitrovicës. /Telegrafi/