Pasagjerët në aeroportin e Houston, Teksas, mbetën të habitur kur fillimisht panë një punonjës të aeroportit që i argëtonte me lëvizjet e tij gjatë vallëzimit, derisa ata po prisnin të futeshin nëpër fluturake në orët e para të mëngjesit.
Bëhet fjalë për punonjësin e aviokompanisë Delta, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, i cili u filmua duke vallëzuar para pasagjerëve që po prisnin – e pamjet janë bërë virale në TikTok, transmeton Telegrafi.
“Vallëzim dhe argëtim në orën 5 dhe 6 të mëngjesit”, thuhej përbri videos së postuar që ka marrë 4.8 milionë shikime.
Ky punonjës nuk lejoi që orët e para të mëngjesit t’ia prishin shpirtin gazmor – ku u është parë duke u buzëqeshur pasagjerëve.
Shumë e kanë komplimentuar duke theksuar se një shembull i tillë duhet ndjekur nga punonjësit e tjerë, që ua ngrit paksa humorin pasagjerëve në ato orë të hershme. /Telegrafi/
@enjoyingsummer01 @delta ♬ original sound – feysand✨