Orban prezantoi bllokun “Patriotët për Evropën” së bashku me Herbert Kickl, kreun e partisë Liria të ekstremit të djathtë të Austrisë, si dhe Andrej Babis, ish-kryeministrin e Çekisë.
Bëhet e ditur se partitë nacionaliste nga Austria, Hungaria dhe Republika Çeke që fituan zgjedhjet evropiane, kanë formuar “Patriotët për Evropën”, një grup i ri i ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, i cili shpresojnë të bëhet grupi më i madh.
Viktor Orban, Herbet Kickl dhe Andrej Babis nënshkruan formimin e “Patriotëve për Evropën” në Vjenë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, Partia Liria e ekstremit të djathtë të Kickl, partia nacionaliste FIDESZ e Orbanit dhe partia e Babis ANO, e cila kohët e fundit ka kaluar në ekstremin e djathtë, janë anëtarët themelues të grupit.
“Tri parti politike bashkuan forcat sot: partia më e fortë austriake, partia më e fortë çeke dhe partia më e fortë hungareze. Qëllimi ynë është të bëhemi grupi më i fortë i krahut të djathtë në politikën evropiane”, tha Orban.
The political change in Europe has begun! Today we lanched a new political group with @AndrejBabis and Herbert Kickl.
European people want three things: #peace, order and development. All they get from the current Brussels elite is #war, #migration and stagnation.
In this… pic.twitter.com/u3Pd4YaJxy
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 30, 2024
Ndryshe, të tre partitë janë pro-ruse, asnjë prej tyre nuk e mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“Ne do të preferojmë sovranitetin kombëtar ndaj federalizmit, lirinë ndaj urdhrave dhe paqen ndaj luftës”, shkroi Babis, duke iu referuar luftës në Ukrainë. /Telegrafi/
Dnes jsme založili novou frakci v Evropském parlamentu, Patrioti pro Evropu. Změníme evropskou politiku tak, aby znovu sloužila národům a našim lidem. Budeme upřednostňovat národní suverenitu před federalismem, svobodu před příkazy a mír před válkou. pic.twitter.com/7r84wUXz0V
— Andrej Babiš (@AndrejBabis) June 30, 2024