Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka komentuar vendimin e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump, për të ndërprerë punën e USAID-it dhe ka mbështetur këtë propozim të presidentit amerikan.
Në një mesazh në rrjetin social X, ai tha se USAID-i ka financuar për vite me radhë partitë e majta.
“Lepuri doli nga kapela! Na është dashur të durojmë për vite me radhë që forcat politike patriotike të demonizohen nga mediat kryesore, të cilat vetëquheshin kampionë të të drejtave të njeriut. Ata e bënë këtë sepse u financuan nga USAID-i dhe administratat e mëparshme të majta amerikane. Pajtohem me presidentin Donald Trump. Kjo është shumë e madhe dhe shumë e ndyrë për t’u fshehur”, tha lideri hungarez.
The rabbit is out of the hat! We had to endure for years that the ultra-progressive, self-proclaimed human rights champions of the mainstream media demonized Patriotic political forces for years. They did it because they were paid to do so by USAID and the previous, left-wing US…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 6, 2025
Një ditë më parë, Orban gjithashtu komentoi mbylljen e USAID-it, duke thënë se kjo organizatë kishte punuar për vite me radhë për të diskredituar opsionin e tij politik.
“Pra, është e qartë që USAID-i ka financuar Politico-n ultra-progresiv në Bruksel dhe në thelb të gjitha mediat e majta në Hungari nën administratën e mëparshme të SHBA. Më quajtën ‘penguesin’ e vitit. Mendoj se bota i detyrohet një falënderim presidentit Donald Trump për zbulimin dhe ndaljen e këtij komploti të errët”, përfundoi udhëheqësi hungarez.
Ndryshe, Orban ishte ndër liderët e vetëm botëror që ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA. /Telegrafi/