Ndoshta momenti më i mrekullueshëm gjatë gjithë shtatzënisë është ai kur ju ndjeni për herë të parë lëvizjet e bebes
Me siguri dëshironi të dini se çfarë mendojnë bebet pasi që të vijnë në këtë botë? Çfarë bëjnë në orët e para të jetës së tyre?
Shkencëtarët suedezë kanë vendosur nga minuta në minutë të vëzhgojnë bebet pas lindjes. I kanë vëzhguar 28 bebe dhe i kanë shënuar reagimet e tyre në orët e para të jetës.
Telegrafi, ju sjell rezultatet e këtij hulumtimi.
Minuta 0: Bebja nxjerr britmë hidhëruese në mënyrë që të aktivizojë mushkëritë.
Minuta 2: Pas së qarit të parë, bebja relaksohet dhe shtrihet e palëvizshme në kraharorin e nënës. Autorët e hulumtimit konsiderojnë që bebet qetësohen në mënyrë që të fshihen nga grabitësit eventualë. Fjala është për instinktin.
Minuta 2,5: Bebja për herë të parë hap sytë dhe lëviz kokën dhe gojën.
Minuta 8: Bebja bëhet aktive dhe mban hapur sytë plot pesë minuta. Fillon të ndiejë uri dhe kthen kokën në drejtim të sisëve të nënës.
Minuta 18: Bebja fle.
Minuta 62: Ushqimi i parë me gji – bebja përpin sasi të vogël të qumështit të parë, sisët e nënës janë të stimuluara dhe fillojnë të prodhojnë qumësht.
Minuta 70: Bebja fle.
/Telegrafi/