Një gjykatë në Moskë e dënoi opozitarin, Ilya Yashin me tetë vjet e gjysmë burg për kritikat në adresë të ofensivës ushtarake kundër Ukrainës.
Ai u shpall fajtor për “përhapjen e informacionit të rremë” për ushtrinë dhe dënimin e “vrasjes së civilëve” në qytetin ukrainas të Bucha, afër Kievit, ku Rusia është akuzuar për krime, të cilat ajo i ka mohuar.
Jashin (39) vendimin e sotëm e ka pritur me buzëqeshje, raporton rel.
After Ilya #Yashin was sentenced, four people were detained in court
The bailiffs had claims because of the applause in the courtroom. pic.twitter.com/4XZrWBNE7T
— NEXTA (@nexta_tv) December 9, 2022
Yashin, një ish-këshilltar i qarkut Krasnoselsky, u arrestua në qershor dhe u gjykua për dënimin e “vrasjes së civilëve” në qytetin ukrainas të Buchas në një deklaratë të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube.
Arrestimi i tij nuk e ndaloi atë të vazhdonte të kritikonte autoritetet dhe të dënonte ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.
Pas fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë, autoritetet ruse forcuan arsenalin e tyre ligjor për të frenuar zërat kritikë. Është paraqitur një vepër e re penale e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë ruse.
Disa persona tashmë janë dënuar me disa vite burg sipas ligjit të ri, pasi janë shpallur fajtorë për publikim të “informacionit të rremë” ose “diskreditim” të ushtrisë. /Telegrafi/