Ndryshime të mëdha pritet të ketë te Paris Saint Germain edicionin e ri.
Skuadra nga kryeqyteti francez nuk po e ka problem të triumfojë në kampionat dhe në Kupat e shtetit, por objektivi kryesor mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve.
Punë e madhe pritet të bëhet këtë verë te PSG, pasi plot 11 futbollistë nga reparte të ndryshme janë nxjerr në shitje.
Tre mbrojtësit Abdou Diallo, Layvin Kurzawa dhe Thilo Kerher janë në shitje.
Ndërkohë nga reparti i mesfushës pritet të ketë më shumë largime, pasi në listën e transferimeve janë emra si Idrissa Gueye, Dina Ebimbe, Leandro Paredes, Danilo Peirera, Ander Herrera dhe Georginio Wijnaldum.
🚪👋 The 11 players that PSG want to sell this summer:
🇸🇳 Abdou Diallo
🇸🇳 Idrissa Gueye
🇫🇷 Layvin Kurzawa
🇫🇷 Dina Ebimbe
🇩🇪 Thilo Kehrer
🇩🇪 Julian Draxler
🇦🇷 Leandro Paredes
🇦🇷 Mauro Icardi
🇵🇹 Danilo Peirera
🇪🇸 Ander Herrera
🇳🇱 Georginio Wijnaldum(Source: @le_Parisien_PSG)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 9, 2022
E gjatë kësaj verë nga PSG do të largohen edhe sulmuesit si Mauro Icardi e Julian Draxler.
Sipas Le Parisien, nuk përjashtohet mundësia që nga klubi të largohen edhe yjet e mëdhenj si Neymar, Presnel Kimpembe dhe Keylor Navas. /Telegrafi/