Site icon Telegrafi

OpenAI: E pamundur të krijoni mjete me AI sikurse ChatGPT, pa qasje në materiale me të drejta autoriale

Kompania e Inteligjencës Artificiale, OpenAI ka deklaruar se do të ishte e pamundur të krijoheshin mjete sikurse chatboti i saj, ChatGPT pa qasje në materiale me të drejta autoriale, derisa presioni rritet mbi firmat e Inteligjencës Artificiale mbi përmbajtjen e përdorur për të trajnuar produktet e tyre.

Chatbotët sikurse ChatGPT dhe gjeneruesit e imazheve sikurse Stable Diffusion janë “trajnuar” prej një game të madhe të dhënash të marra nga interneti, me një pjesë të madhe të të cilave mbulohen nga e drejta e autorit – një mbrojtje ligjore kundër punës së dikujt që përdoret pa leje, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, New York Times paditi OpenAI dhe Microsoft, duke i akuzuar ata për “përdorim të paligjshëm” të punës së mediumit për të krijuar produktet e tyre.

Në një letër drejtuar komitetit të komunikimit dhe përzgjedhjes digjitale të Dhomës së Lordëve, OpenAI tha se nuk mund të trajnonte modele të mëdha gjuhësore si modeli i tij GPT-4 – teknologjia që qëndron pas ChatGPT – pa qasje në të dhëna me të drejtë autoriale.

“Për shkak se e drejta e autorit sot mbulon pothuajse çdo lloj shprehjeje njerëzore – duke përfshirë postimet në blog, fotografi, postime në forum, fraza të kodit të softuerit dhe dokumente qeveritare – do të ishte e pamundur të trajnoheshin modelet kryesore të AI-së së sotme pa përdorur materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit”, tha OpenAI. /Telegrafi/

Exit mobile version