Pas ndaljes së prodhimit të Corsas, vetëm një model nga epoka e General Motors mbeti në prodhim.
Modeli i fundit i Opelit që nuk ka asnjë lidhje me shefin e ri Stellantis është Insignia dhe së shpejti do të ndryshojë gjithashtu. Vauxhall tashmë e ka tërhequr atë nga oferta dhe Opel do të bëjë të njëjtën gjë në pjesën tjetër të Evropës deri në fund të vitit.
Pezullimi i prodhimit në Russelsheim u konfirmua edhe nga Opel, zëdhënësi i së cilës zbuloi për Business Insider arsyen e mbylljes së modelit “Si pasojë e rregulloreve të CO2 dhe fokusit në përgatitjet e përshpejtuara për tre modele të reja në Russelsheim, prodhimi i Insignia do të pezullohet deri në fund të vitit”.
Për komoditetin e fansave të Opelit, le të themi se zëdhënësi i kompanisë konfirmoi pasardhësin e Insignia, dhe atë në një version të elektrizuar. Duhet të kihet parasysh se deri në vitin 2028, Opel dëshiron të elektrizojë plotësisht gamën dhe kështu të kalojë ekskluzivisht në energji elektrike.
Supozohet se pasardhësi i Insignia duhet të arrijë në treg që në vitin 2024. Disa spekulojnë formën e një crossover fastback si Citroen C5X dhe Peugeot 408 me të cilin ndoshta do të ndajë bazën.
Kujtojmë, Insignia e fundit u prezantua në vitin 2016, dhe u ridizajnua në vitin 2019, u ofrua në formën e Grand Sport, Sports tourer dhe Country Tourer, dhe në krye të gamës ishte GSi.
Me largimin e Insignia, tregu i sedanëve u reduktua në mënyrë drastike në vetëm dy modele, Peugeot 508 dhe Skoda Superb në gamën jo premium. /Telegrafi/