Site icon Telegrafi

OPEC mbetet pa një anëtar

Angola vendosi të largohet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

Ministri i Burimeve Minerale, Naftës dhe Gazit, Diamantino Pedro Azevedo ka konfirmuar vendimin e qeverisë angoleze, i cili u mor në një takim ministror të kryesuar nga presidenti i Angolës, Joao Lourenco.

Pas takimit, Azevedo u tha gazetarëve se Angola nuk dëshiron të jetë anëtare jo aktive në një organizatë ndërkombëtare.

Lëvizja vjen në mes të mosmarrëveshjeve të Angolës me pjesën tjetër të aleancës rreth zvogëlimit të prodhimit, ku vendi afrikan u zbulua se kishte performuar më keq sesa priste grupi.

Megjithatë, Estevao Pedro, përfaqësuesi i vendit në atë organizatë, këmbënguli në atë kohë se Angola nuk kishte plane të largohej nga OPEC-u.

Ndryshe, Brazili njoftoi së fundmi se është në prag të anëtarësimit në OPEC+, një grup prej 23 vendeve eksportuese të naftës, që do ta bënte atë anëtarin e 24-të nga janari i vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version