Site icon Telegrafi

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Andre Onana ka emëruar katër lojtarët që duhet të jenë të hapur të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal të Manchester Unitedit në Ligën Premier këtë sezon.

Ani pse Unitedi e përfundoi sezonin me një fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Brightonit të dielën, nuk mund t’i ikim faktit se ka qenë një sezon zhgënjyes për të besuarit e Erik Ten Hag.

Fitorja nuk ishte e mjaftueshme për ta çuar Unitedin lartë në renditje dhe ata e përfunduan sezonin në pozitën e tetë, duke regjistruar kështu pozitën më të ulët të tyre ndonjëherë në Ligën Premier.

Shpresat e ‘Djajve të Kuq’ për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm, varen nga ajo nëse arrijnë ta mposhtin Manchester Cityn të shtunën në finale të FA Cup.

Në një intervistë për The Overlap, Onana ka pranuar se ai nuk i kushton shumë rëndësi kritikave që merr ai dhe bashkëlojtarët e tij nga ish-lojtarët e klubit, por thotë se shqetësohet që kjo mund t’i prek lojtarët e rinj.

Lexo po ashtu Fitojnë Liverpooli, Chelsea dhe Man United - kush ka siguruar Evropën dhe kush ende jo

“Për mua, unë nuk i kushtoj rëndësi. Unë kam ardhur në këtë ekip për të marrë plumba, sepse ne jemi në ndërtim dhe për momentin, nuk jemi më të mirët”, ka thënë Onana fillimisht.

“Ne kemi ekipe tjera që po bëjnë më mirë se ne dhe ne duhet të jemi të sinqertë dhe ta pranojmë këtë. Nëse gjërat shkojnë keq, mos sulmoni lojtarët e rinj, unë jam këtu për t’u kritikuar, Brumo, Casemiro dhe Maguire janë aty, dhe ne jemi mësuar me këtë”.

“Unë nuk shqetësohem, por njerëzit e tjerë mund të preken. Për mua, të jem i sinqertë, është vetëm pjesë e lojës”, përfundoi Onana./Telegrafi/

Exit mobile version