Site icon Telegrafi

Onana po del të jetë zhgënjim te Man Utd, klubi në kërkim të portierit me klauzolë 75 milionë euro

Manchester United dëshiron të blejë një portier të ri, pasi Andre Onana nuk po bind në “Old Trafford” dhe golat e shumtë që pëson po dalin të jenë problem.

Mediet portugeze raportojnë se “Djajtë e Kuq” po ndjekin me vëmendje portierin e Portos, Diogo Costa.

24-vjeçari ishte kërkuar nga Manchester United përpara se të blinin Andre Onanan nga Interi, por duke parë paraqitjen jo bindëse të kamerunasit, klubi anglez do t’i rikthehet objektivit të vjetër.

Diogo Costa ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh nga Porto. Pa u afruar kjo shumë, klubi portugez nuk e ka ndërmend të ulet në tryezën e bisedimeve.

Lexo po ashtu Ten Hag pranon se Onana nuk ka qenë “mjaft i mirë”, teksa Man Utd po konsideron nënshkrimin me një portier të ri

Diogo Costa është portier i parë i Portugalisë tash e dy vite. /Telegrafi/

Exit mobile version