Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e shtëpisë. Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.
Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia. Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.
Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.
Ajo shtoi se me të u afrua shumë brenda shtëpisë dhe i tha Deas se tani do të “sulmoi” Luizin.
Olta i tha Deas të përgatitet, sepse sot ka një strategji, duke nënkuptuar që do krijoi debat. Kjo e fundit, madje i tha Deas se ka dëshirë që ta shohë atë në finale.