Site icon Telegrafi

Olta Gixhari në vend të Bleona Qeretit?

Aktoren Olta Gixhari do ta shohim së shpejti në një rol të ri.

Blitz.al ka zbuluar se biondja seksi do të jetë sezonin e ardhshëm në rolin anëtares së jurisë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Spektakli ku VIP-at transformohen në personazhe të huaj dhe shqiptarë do të rikthehet në ekranin e Tv Klan dhe këtë herë opinionet dhe vlerësimet për personazhet publike do t’i japë Olta Gixhari me kolegët e saj.

Vitin e kaluar, në spektaklin e producenteve Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka ishin tre anëtarë jurie: Arian Çani, Bojken Lako dhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ka pasur debate për çështje pagesash me producentet e spektaklit, ndaj ata kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me aktoren seksi.

Exit mobile version