Artisti i njohur fillimisht u shtang kur dëgjoi emrin e tij dhe duket se i ka ngelur hatri.
Nëse shikoni llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka fshirë të gjitha postimet që kanë të bëjnë me BBVA.
I njëjti nuk ka lënë asnjë fotografi e video të këtij formati televiziv, ndonëse kishte publikuar vazhdimisht.
Komentet po ashtu nëpër rrjet kanë qenë të shumta, fansat e të cilit kanë mbetur të befasuar.
Megjithatë, drejtuesi i Big Brother ka thënë edhe pas largimit të Olsit, që në këtë reality shou konkurrentët vlerësohen për lojën që bëjnë brenda, e jo për profesionin e tyre jashtë.
Sidoqoftë, pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vet Bylyku në lidhje me këtë.
Në natën e kaluar veç Olsit u largua edhe Gabriele Mezini. /Telegrafi/