Portieri suedez Robin Olsen pati një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin Botëror Rusia 2018.
Falë paraqitjeve të mira me Suedinë, Olsen u transferua te Roma për nëntë milionë euro.
Por suedezi nuk ka arritur të bind drejtuesit e Romës dhe pritet të largohet në fund të sezonit.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit kryeqytetas do ta nxjerrin në shitje suedezin.
29-vjeçari në 34 ndeshje zyrtare me fanellën e Romës ka pësuar 54 gola dhe në vetëm shtatë takime ka mbajtur portën e pa prekur.
Olsen ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, ndërsa klubi italian synon ta shesë për të njëjtin çmim që e bleu për nëntë milionë euro. /Telegrafi/