Site icon Telegrafi

OJQ-të kërkojnë që mjekut nga Struga t’i merret licenca e punës

Pas caktimit të dënimit me burg prej dy vitesh me kusht për gjinekologun strugan Muhamed Asani nga Gjykata Themelore e Strugës, platforma për barazi gjinore është e tronditur nga vendimi dhe kërkon ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë mjekësore nga gjinekologu.

“Nga viti 2015 deri në vitin 2020, siç thuhet në aktgjykim, ai në mënyrë të paligjshme ka ofruar shërbime gjinekologjike në një klinikë të paregjistruar në shtëpinë e tij familjare. Trondit fakti që me këtë aktgjykim Gjykata nuk ka shqiptuar dënim për ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës, ndonëse kjo mundësi parashikohet me Kodin Penal”, thonë nga platforma për barazi gjinore.

Platforma kërkon që Prokuroria Publike të ngrejë padi dhe të kërkojë dënim më të ashpër, që Oda e Mjekëve t’ia merr licencën e punës gjinekologut; Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me inspektoratet dhe institucionet kompetente, të dalë menjëherë në terren dhe të përfshihet në mënyrë proaktive për zbulimin dhe ndalimin e praktikave të paligjshme dhe nisjen e procedurave ndaj mjekëve që punojnë “në të zezë”.

Exit mobile version