Nga: Nick Cave
Përktheu: Fadil Bajraj
Kujtova se do të shëtis sot
Gabim që e bëj herë pas here
Fëmijët e mi flejnë në shtrat
Gruaja ime e shtrirë sypafjetur
E putha lehtësisht në ballë
Provova të mos bëj zhurmë
Por me sy të ngurtë më shikoi
Dhe butësisht ma shtrëngoi dorën
Quajeni parandjenjë të keqe, quajeni
vizion të marrë
Quajeni intuitë, diç të mësuar
nga nëna
Por kur më shikoi, qartë
mund të shihja
Shpatën e Damokleut si rrinte
bash mbi të
Oh Zot Oh Zoti im
Oh Zot
Në ç’mënyrë të kam fyer?
Hedhi duart tua të buta rreth meje
Oh Zot Oh Zot
Oh Zoti im
Ata më thirrën nga gardhi
S’kishin kurrfarë kuptimi
Pohonin se e kam humbur përbetimin
Vazhdonin të thonin se nuk jam më
Njeriu që dikur kam qenë
I mbanin spurdhjakët e tyre në hava
Gjuanin Sigurimin me alte
Dhe thoshin se zbutur
Quajeni intuitë, quajeni dyshim
ngjethës,
Por fjalët e tyre përqeshëse nënkuptonin se nuk
më njihnin fare
Bile këtë mund ta kuptoja nga mënyra
si më shikonin
Heshta e Fatit ngulej bash
nëpër mua
Oh Zot Oh Zoti im
Oh Zot
Në ç’mënyrë të kam fyer?
Hedhi duart tua të buta rreth meje
Oh Zot Oh Zot
Oh Zoti im Oh Lord Oh my Lord
Tash jam te floktari
Njerëzit më shikojnë derisa kalojnë shpejt
Një burrë që kishte bri dreri plastikë
Shtyp të ndenjurat në xham
Tash jam këmbadoras
Dhe është vapë e hamamtë!
Dikush çirret, “Ç’hamamin je
duke kërkuar?”
Bërtas, “Komploti, komploti!”
E kap telefonin tim, thërras gruan time
në shtëpi
Ajo bërtet, “Lërnani të qetë!’ them
“Ori, jam unë”
Floktari me gërshërët e tij, mban
lart pasqyrën
Shikoj mbarapa dhe dridhem, bile as
nuk mund të besoj se çfarë jam duke parë
Jij i ndërgjegjshëm ndaj lutjeve që i çon
Lutu shumë por lutu me kujdes
Ngase lotët që po i derdhë tash
Janë sall lutje të kërkuara
Shkallët e jetës që i masim me qejf
Lëvizin mistershëm përreth
Kështu që kur kujton se
duke u ngjitur, o njeri
Në të vërtetë ti po zbret teposhtë
Në boshllëqet e magjepjes, ku me
kunj e çekan
Me kamerë teleskopike, ata zgjedhin për ta
sjell vidën
Oh të gjithë i urrej, Nëno! Oh të gjithë i urrej,
Baba!
O të gjithë i urrej për atë që
ju kanë shkaktuar juve
Oh Zot Oh Zoti im
Oh Zot
Në ç’mënyrë të kam fyer?
Hedhi duart tua të buta rreth meje
Oh Zot Oh Zot
Oh Zoti Im
/Telegrafi/