Site icon Telegrafi

Ofruan para dhe një futbollist, refuzohet oferta e Arsenalit për Aouar

Arsenali është refuzuar nga Lyoni për transferimin e Houssem Aouar.

Mesfushori francez është njëri nga më të kërkuarit në Evropë falë paraqitjeve fantastike në vitet e fundit.

Aouar kërkohet nga Manchester City, Juventus, Arsenal dhe Bayern Munich.

Por skuadra londineze Arsenal ka marrë përgjigje negative nga Lyoni së fundmi teksa ka provuar me një ofertë të lartë për të nënshkruar me francezin.

Topçinjtë kanë ofruar 35 milionë euro plus kartonin e mesfushorit francez Matteo Guendouzi, por kjo ofertë është hedhur poshtë.

Sipas asaj që ka raportuar RMC Sport, Lyon dëshiron vetëm para prej 55 milionë euro për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse tani skuadra londineze do të tentojë me një ofertë të dytë për transferimin e fantazistit francez.

22-vjeçari Aouar këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare, duke shënuar nëntë gola për Lyonin. /Telegrafi/

Exit mobile version