Ndarja mes rep-artistëve, Offset dhe Cardi B, është bërë temë diskutimi në faqet rozë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur më parë gjatë kësaj jave, ndërsa bëhet e ditur se reperja ka nënshkruar divorcin, shkruan Daily Mail.
Pas këtyre spekulimeve, Offset për herë të parë është shfaqur në “iHeart Radio Music Festival”, ndërsa ka pranuar divorcin.
Ai përndryshe është shfaqur së bashku me grupin e tij, Migos, ndërsa interpretuan disa nga këngët e tyre.
Ndërkaq, sipas një burimi në People, reperi për një kohë të gjatë ka qenë duke e tradhtuar Cardin, ani pse thuhej se dyshja janë në pritje të fëmijës së dytë.
Gjatë ditës së sotme (e premte) edhe Cardi B kishte folur për herë të parë rreth kësaj çështje, duke thënë se ndihej e lodhur nga martesa dhe diskutimet.
Offset dhe Cardi janë martuar në shtator të vitit 2017, teksa para dy viteve pritën vajzën e tyre, Kulturë. /Telegrafi/